Takimet&Dasmat

Ahengjet dhe Dasmat
Hoteli Beni tashmë është bërë i njohur për popullatën lokale të Prishtinës, ate të Kosovës dhe të diasporës të cilët këtu organizojnë ngjarje të ndryshme si dasma etj.  Nëse jeni duke planifikuar ndonjë darkë të fundvitit, aheng për ditëlindje apo ndonjë ngjarje tjetër të veçantë lidhur me korporatën, menaxherët tonë të shitjes dhe planerët e menyve do t’ju mundësojnë një ngjarje te paharrueshme.

Ahengjet
Qoftë nëse jeni duke planifikuar ndonjë ngjarje më të madhe apo thjesht një takim familjar, Hotel Beni i ka hapësirat ideale për ngjarjen tuaj të veçantë.

Dasmat
Ne e kuptojmë se sa e rëndësishme është për ju dhe për partnerin tuaj dita juaj e dasmës. E gjitha kjo fillon me zgjedhjes e vendit perfekt për dasmën tuaj dhe pastaj vazhdohet me planifikimin dhe përgatitjet tjera gjer në detajin më të vogël.
Duke i shfrytëzuar të gjitha resurset dhe dijen profesionale që e kanë për ngjarje me përmasa të vogla apo të mëdha, planifikuesit tonë të dasmave do t’ju ndihmojnë që këtë natë ta mbani në mend përjetësisht. Na lejoni që Hotel Beni-i t’ju ndihmojë gjer në  detajin më të vogël për ditën tuaj të madhe, duke filluar prej darkës intime provuese dhe qajit elegant martesor të pasditës, gjer tek akomodimi luksoz i natës dhe përfundimi me mëngjesin lamtumirës.